AKTUALITET, 31 Mars 2026, 18:32

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku u vra shoferi i tij, Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku u vra shoferi i tij, Gjykata e

Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin e përjetshëm të Redjan Rrajës, i gjetur fajtor për vrasjen e Andi Malokut, vrasjen e mbetur në tentativë të prokurorit Arjan Ndoja dhe vrasjen e mbetur në tentativë të Aleksandër Lahos alias Pëllumbu Muharremit. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë la në fuqi edhe dënimin me 35 vite burgim për Arjol Halilajn, nën akuzë për të njëjtën ngjarje.

Gjykata e Lartë u shpreh se e konsideron rekursin e dy të akuzuarve si të pabazuar dhe ndaj lë në fuqi vendimin e 4 qershorit 2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Vendimi u shpall nga kolegji penal i përbërë nga Sokol Binaj, Ilir Panda dhe Sandër Simoni.

Dy të akuzuarit ishin ankuar në Gjykatën e Lartë mbasi i gjetën fajtorë edhe nga shkalla e dytë.