AKTUALITET, 8 Korrik 2022, 12:36

Rama mesazh ngushëllimi japonezëve për Shinzo Abe, por me një mesazh brenda për Berishën

Rama mesazh ngushëllimi japonezëve për Shinzo Abe, por me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me atentatin që iu bë ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Rama shprehu ngushëllime për vdekjen e ish-kryeministrit, i cli u qëllua sot me armë zjarri gjatë një fjalimi elektoral.

Megjithatë, brenda ngushëllimit kishte edhe një mesazh për Sali Berishën, që dje deklaroi se ai dhe Rama janë "armiq". 

MESAZHI I RAMËS

"I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar!"