TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë mësuar nga atentati i ndodhur një ditë më parë në Tiranë. Gjatë ditës së sotme, policia ka gjetur motorin e djegur të autorit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi.
Motori është gjetur i shkrumbuar në zonën e Kodrës së Diellit, ndërsa tashmë është duke iu nënshtruar një ekspertize të thelluar nga drejtoria e policisë së Tiranës.
Grupi hetimor po kryen veprime intensive për sekuestrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.