AKTUALITET, 31 Janar 2025, 17:12

I mori makinën një personi nëpërmjet mashtrimit dhe nuk ia ktheu më, shpallet në kërkim 32-vjeçari nga Kosova

I mori makinën një personi nëpërmjet mashtrimit dhe nuk ia

Një 32-vjeçar nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë dhe nuk ja kthyer më automjetin e shtetasit B. M.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Sh. Xh., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë dhe nuk ja kthyer më automjetin e shtetasit B. M.”, njofton policia.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se është gjetur dhe sekuestruar automjeti.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.