TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banesa e Ervis Lamit, i njohur për arratisjen nga burgu i Drenovës, ka qenë ndër të parat që është kontrolluar nga policia në lidhje me vrasjen e 48-vjeçarit Lulzim Visha në Zall Mner të Kamzës, mëngjesin e 24 janarit. Sipas informacioneve arma tip pistoletë me silenciator është gjetur në banesën e tij. Lami nuk ka qenë në shtëpi në momentin e kontrolleve, por dera është hapur nga një familjar i tij.
Përpara disa kohësh, burimet bëjnë me dije se mes viktimës dhe disa prej anëtarëve të familjes Lami ka pasur një sherr me njëri-tjetrin, i cili dyshohet të ketë qenë për pronat. Aktualisht, kjo është pista kryesore e hetimeve të policisë. Blutë kanë mundur të arrestojnë Eduart Lamin, djalin e xhaxhait të Ervis Lamit, i arrestuar për armën pa leje të gjetur në banesë.
Sipas burimeve, Lami ka dy shtëpi, njëra prej të cilave ishte shtëpi druri, brenda të cilës efektivët kanë parë vrima në mure të shkaktuara me armë zjarri. Dyshohet se këto vrima mund të jenë bërë për të provuar armë të ndryshme. Pasi të gjendet nga policia, Lami pritet të merret në pyetje për vrasjen e rëndë si person që mund të ketë dijeni.
Ervis Lami, ka qenë bashkëpunëtor në arratisjen së 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës më 23 nëntorit 2013, në mesin e të cilëve edhe Admir Tafili. Në atë kohë, Ervis Lami pati deklaruar se plani për arratisje është bërë nga ai dhe Admir Tafili, madje edhe armët në burg i kishte futur vetë ai, duke marrë përsipër të gjithë skemën.
Vrasja e postierit
48-vjeçari Lulzim Visha, postier në një kompani private, u vra me silenciator në Kamëz sapo doli nga banesa dhe hipi në makinën e punës. Lulzim Visha, dyshohet të jetë ekzekutuar për hasmëri, pasi vëllai i tij në ‘97-ën, kishte vrarë një polic. Policia gjeti të djegur automjetin e autorëve, një Porsche të zi me targa të vjedhura në Kamëz në 2023, bashkë me armën e shkrumbuar.