AKTUALITET, 25 Mars 2026, 10:41

Krimi i dyfishtë në Roskovec, ceremonitë mortore të dy bashkëshortëve do të bëhen të ndara

Krimi i dyfishtë në Roskovec, ceremonitë mortore të dy

Familja Rrapaj, në fshatin Kuman të Roskovecit, ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë të ndodhur mesditën e djeshme (24 mars), ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka vrarë me armë ( pushkë) bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe e më pas qëlloi veten për vdekje.

Sipas burimeve konfidenciale, varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë.

Dashuri Rrapaj do te përcillet për në banesën e fundit në Allambreas të Beratit, ku është bijë, në orën 13:00, ndërkohë që Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe trupi i tij ende nuk po tërhiqet nga familjarët.

Të 9-të fëmijët e çiftit ndodhen në banesën ku ndodhi krimi i dyfishtë dhe në një situatë tepër të rënduar emocionale do të përcjellin përcjellin për në banesën e fundit prindërit e tyre.

Motivet e krimit dyshohet se janë konfliktet e vazhdueshme të çiftit të moshuar, i cili edhe pak ditë më parë ka debatuar ashpër, aq sa është dashur ndërhyrja e Policisë.

Por edhe përpjekjet e bluve dështuan, pasi nuk e shmangën dot tragjedinë e dyfishtë vrasje-vetëvrasje në familjen Rrapaj.