AKTUALITET, 29 Janar 2023, 12:00

I hoqi lejen e qarkullimit/ 48- vjeçari nga Korça i kthehet me grushte efektivit të policisë, vihet në pranga

I hoqi lejen e qarkullimit/ 48- vjeçari nga Korça i kthehet me

Një gjobë e vendosur një javë më parë ka shtyrë një person në qytetin e Korçës të qëllojë me grusht efektivin e policisë.

Dyshohet se personi në fjalë i ka dalë përpara efektivit Zh.B, ditën e djeshme teksa i fundit ka qenë jashtë orarit të punës, duke e goditur.

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj çështje.

Njoftimi i policisë

Arrestohet një shtetas për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”. Ditën e djeshme, një shtetas ka goditur një punonjës policie të qarkullimit rrugor, Zh.B. , i cili një javë më parë ka vendosur masë administrative ndaj këtij shtetasi.

Kjo masë ka qenë konform ligjit, ndërsa pronari i mjetit e ka ndaluar dje punonjësin e policisë (jashtë shërbimit), duke e goditur me grusht.

Çështja i ka kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.