AKTUALITET, 4 Korrik 2024, 14:46

I dyshuar nga drejtësia shqiptare për pastrim parash, arrestohet në Romë i riu

I dyshuar nga drejtësia shqiptare për pastrim parash, arrestohet

Është arrestuar sot në Romë Juri Ymeraj.

Ymeraj ishte shpallur në kërkim pasi GJKKO caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Njoftimi:
Sot me daten 04.07.2024, nga Interpol Rome është arrestuar Juri Ymeraj, i datelindjes 01.07.1989, shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Tirana.

Shtetasi i mesiperme eshte shpallur ne kerkim sepse Gjykata e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, me vendimin Nr.82, date 11.11.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, per vepren penale të: “Pastrim te produkteve te vepres penale”.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia e Shtetit/ Arrestohet në Itali, për t’u ekstraduar në vendin tonë, një 35-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për pastrim parash.

Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga Policia e Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe shkëmbimit të menjëhershëm të këtij informacioni, nga Interpol Tirana me Interpol Romën, Policia italiane arrestoi në Padova, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin J. Y., 35 vjeç.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar ekstradimin e 35-vjeçarit, në Shqipëri.