AKTUALITET, 3 Dhjetor 2024, 18:10

I dhanë kanabis 14 vjeçarit dhe përfundoi në spital, procedohen pealisht 2 të rinj në Gjirokastër

I dhanë kanabis 14 vjeçarit dhe përfundoi në spital,

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht 2 të rinj, përkatësisht 16 dhe 22 vjeç. Sipas policisë, dyshohet se dy të rinjtë i kanë dhënë kanabis një të mituri, 14-vjeç, i cili pas konsumimi të saj ka përfunduar në spital

Mësohet se 22-vjeçari ka qenë prezent gjatë rastit kur i mituri është përkeqësuar. Por, sipas të dhënave, ai nuk ka ndërhyrë dhe as nuk e ka kallëzuar në polici.

Ndërkohë, për sa i përket 14-vjeçarit, i cili u paraqit në spital, bëhet me dije se është jashtë rrezikut për jetën.

Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e 16-vjeçarit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël kanabisi.