TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sherr ka ndodhur në burgun e Drenovës ditën e sotme.
Një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje ka goditur efektivin me iniciale E Ç,. Mësohet se i dënuari është Osman Vani, i cili pas goditjes së gardianit të burgut është lënë në siguri të lartë.
Ndërkohë që efektivi ka marrë disa dëmtime të lehta dhe dërguar në infermierinë e burgut për të marrë ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku për dhunën e krijuar në burgun e Drenovës, ndërkohë që materialet janë dërguar prokurorisë për veprime të mëtejshme.