AKTUALITET, 27 Nëntor 2024, 15:17

I dënuar për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë

I dënuar për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet

Një 22-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim.

Sipas policisë 22-vjeçari i dënuar me 20 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit 22 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 20 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.