AKTUALITET, 6 Shkurt 2025, 13:07

I ati vrau të birin me thikë, Brunilda rrëfen momentet e tmerrit: Gjithçka ndodhi në 2 minuta. Asimi i vuri duart në fyt dhe s’po e lëshonte! Kërkova ndihmë nga vëllai tjetër, por…!

I ati vrau të birin me thikë, Brunilda rrëfen momentet e tmerrit:

Vajza e 74-vjeçarit Hekuran Gjoni, ka treguar dinamikën e ngjarjes, ku i ati i mori jetën vëllait, Asim Gjoni.

Në një rrëfim ekskluziv në News24, ajo ka treguar se kanë qenë duke ngrënë bukë në momentin që i vëllai ka ardhur në shtëpi i dehur dhe ka ngacmuar të atin, duke i thënë se kishte tradhtuar të ëmën.

Ajo u shpreh se ka qenë vëllai i cili fillimisht ka kapur nga fyti babanë dhe nuk e lëshonte, më pas ajo është ngjitur në katin e dytë të banesës për të kërkuar ndihmën e vëllait tjetër, por se kur mbërritën, krimi tashmë ishte kryer.

“Po hanim bukë unë mami dhe babi. Babi dhe Hasimi kishin pirë shumë. Ky e ngacmoi babin me fjalë të rënda duke i thënë t’i ke pasur dashnore këtë e atë. E preku babanë në vende intime dhe e ngacmonte se kishte tradhtuar nënën. Babi i gjuajti me shpullë dhe i tha o maskara se ke motrën këtu.

Vëllai i tha kujt i gjuan me shpullë ti, unë të marrë jetën në 2 sekonda. E kapi nga fyti dhe nuk po e lëshonte, I thash Asim mos se është i vjetër, nesër mund të ta bëjnë ty fëmijët. E lëshoi babanë dhe më ka përplasur e më ka thyer tre brinjë. Më pas shkoi sërish tek babai dhe e ka kapur nga fyti. Shkova me vrapo të kërkoja ndihmë vëllait në katin e dytë, hajde se nuk po e lëshon e ka kapur nga fyti. Po vriten ata të dy i thashë. Kur erdhëm babai i kishte ngulur thikën. Thika ishte në tavolinë sepse kishim prerë bukën. Gjithçka ndodhi në 1 ose 2 minuta që u largova unë”, tha ajo.

Vajza e 74-vjeçarit Hekuran Gjoni, ka treguar dinamikën e ngjarjes, ku i ati i mori jetën vëllait, Asim Gjoni.

Ajo ka treguar se kanë qenë duke ngrënë bukë në momentin që i vëllai ka ardhur në shtëpi i dehur dhe ka ngacmuar të atin, duke i thënë se kishte tradhtuar të ëmën.