AKTUALITET, 8 Janar 2025, 14:54

I akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Posaçme nis gjykimin për Altin Hajrin

I akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e

Pas një viti pezullim në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjykimin në mungesë për Altin Hajrin, pronarin e “Golden Resort” i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Këtë të mërkurë SPAK lexoi kërkesën për gjykim për Hajrin ku ndaj tij i janë ngarkuar vepra penale e rrëmbim dhe mbajtjen peng me pasoje vdekjen.

Hajri ndodhet në arrati, ndërkohë që përfaqësohej me avokatin Arbër Hoxha.

Ky i fundit ka pretenduar se klienti i tij është i pafajshëm, dhe sipas tij nuk ka marrë pjesë as në rrëmbim dhe vrasjen e Jan Prengës.