AKTUALITET, 2 Prill 2024, 09:29

Hyri në fuqi ligji i basteve sportive/ Kushtet që duhet të plotësojnë kompanitë për licencën 10-vjeçare

Hyri në fuqi ligji i basteve sportive/ Kushtet që duhet të

Duke nisur nga dje, 1 prill, ka hyrë në fuqi ligji i basteve sportive online. Të gjithë subjektet e interesuara do të duhet të plotësojnë kriteret ligjore që të aplikojnë për të marrë licencë.

Siç e përcakton edhe ligji, në total do të jepen 10 licenca me afat 10-vjeçar, ku me secilën prej tyre mund të hapen një mijë njësi bastesh. Në garë për licencën do të marrin pjesë vetëm ato kompani që kanë ushtruar aktivitet në jo më pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet.

Kujtojmë se ky ligj shkaktoi përplasje mes palëve, maxhorancë-opozitë, ku kjo e fundit kundërshtoi rikthimin e tyre.

Për të aplikuar kompania duhet të ketë kapital themeltar 40 milionë lekë, ndërkohë tarifa e licencimit për ushtrimin e këtij aktiviteti është 400 milionë lekë.

Qeveria planifikon të mbledhë 2 miliardë lekë të ardhura në vit nga rihapja e basteve sportive, para të cilat do të derdhen në një fond të posaçëm për zhvillimin e sportit.