TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Artan Hoxha ka publikuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, pamjet nga një parcelë me kanabis dhe kamerat që e ruajnë parcelën.
Ai deklaroi se krimi po përdor teknologji të avancuar dhe njerëz në Tiranë ruajnë parcelat nga larg.
"Janë vendosur kamera edhe për të ruajtur parcelat me kanabis. Kjo kamera është në pemë (foto më poshtë).
Është zonë pyjore. Shikoni çfarë kamera është ajo. Janë kamera që ruajnë parcelat me kanabis. Kanë vendosur në masiv pyjor, Park Kombëtar, si mendon se kanë lënë gjë nëpër qytetet e mëdha? Kjo kamera e çonte sinjalin te një person në Tiranë.
Unë vajta te parcela dhe nuk ngrija dot dronin. Mendova se kishte pajisje që bllokonte valët. Hyra në pyll dhe gjeta kamerat.
Parcela e mbjellë aty kishte 10 mijë rrënjë gorilla që bëhet për 60 ditë. Këto janë pamjet e parcelës (video më poshtë). Është në një zonë mes tre rretheve, Kolonjë-Përmet-Skrapar.
Ajo ishte livadh", tha Hoxha.
VIDEO: