AKTUALITET, 1 Shkurt 2023, 09:58

Gjykata e Përgjithshme e Apelit nis sot punën, Llagami: Jo më dështim të seancave!

Gjykata e Përgjithshme e Apelit nis sot punën, Llagami: Jo më

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar 78 gjyqtarë të jenë pjesë e trupës së gjykatës së vetme të Apelit duke filluar nga sot, datë 1 shkurt 2023.

Ditën e sotme është parashikuar të hyjë në fuqi harta e re gjyqësore në Shqipëri.

Kryetarja e (KLGJ), Naureda Llagami, tha se synimi i kësaj është që të ketë gjykata më të mëdha të cilat do t’i shërbejnë publikut.

“Sot nis zbatimi i hartës së re gjyqësore dhe nis me gjykatën e juridiksionit të përgjithshme të Apelit. Harta e re gjyqësore, ne synojmë që të kemi gjykata më të mëdha që t’i shërbejnë publikut. KLGJ ka marrë masat që gjithçka të funksionojë më së miri duke e nisur nga gjykata e Apelit të Tiranës”, tha ajo.

Kjo lëvizje e re në sistemin gjyqësor ka pasur mbështetje, por dhe kritika të ndryshme.

Ka prej atyre ekspertëve, të cilët mendojnë se përqendrimi i Gjykatave të Apelit në Tiranë do të shtojë koston për qytetarët, të cilët do të duhet të udhëtojnë nga qytetet e tjera për të ndjekur çështjen në kryeqytet.

Por, nga ana tjetër, kryetarja e KLGJ-së theksoi se kjo qasje do të forcojnë më tej shërbimin dhe do ta përmirësojë atë.