AKTUALITET, 2 Korrik 2024, 15:29

Humbja e kolosit të letrave shqipe/ Homazhe dhe zi në shtëpinë ku lindi dhe u rrit Ismail Kadare. Banorë dhe turistë: Të trishtuar

Humbja e kolosit të letrave shqipe/ Homazhe dhe zi në

Humbja e Kadaresë rëndon kudo, por largimi shijen më të hidhur e ka në Gjirokastër, qytetin ku shkrimtari u lind e u rrit. Në shtëpinë ku gjeniu i letrave shqipe kaloi fëmijërinë ka zi dhe heshtje.

Një fotografi dhe një trëndafil i bardhë kujtojnë vdekjen fizike të shkrimtarit. Banorë të qytetit të gurtë thonë se vdekja e Kadarese është një humbje e madhe për Gjirokastrën që ai e ka promovuar e dashur fort.

Lajmi ka trishtuar edhe të huajt që Shqipërinë e kanë njohur përmes librave të tij. Në shtëpinë që prej vitesh është kthyer në muze, duke pritur e përcjellë dashamirës së letërsisë së Kadaresë, janë planifikuar të kryhen homazhe. Kolosi i letërsisë shqipe Isamil Kadare, ndërroi jetë mëngjesin e të hënës në moshën 88-vjeçare,