AKTUALITET, 19 Nëntor 2024, 10:03

Humbi jetën dje nga një thikë në zemër, shokët e klasës së Martin Canit lule e qirinj për të ndjerin: Qofsh i xhenetit vëllai jonë!

Humbi jetën dje nga një thikë në zemër, shokët e

Tirana u trondit ditën e djeshme nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën pas një konflikti me bashkëmoshatarë.

Shokët e klasës i kanë përgatitur një tufë me lule të cilën do ta vendosin tek banka e tij, e cila sot është bosh.

Pamjet nga pas shkollës tregojne vendin ku edhe u krye krimi, ku janë vendosur foto të vogëlushit të ndjerë dhe pranë tyre janë vendosur e ndezur qirinj.

“Qofsh i xhenetit vëllai jonë!”, shkruhet në foto.