TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zjarri i madh që shpërtheu dy ditë më parë në Tiranë, duke përfshirë një pallat 12-katësh, ka prekur edhe figura të njohura të ekranit shqiptar.
Mes tyre është edhe modelja Gloria Meshi, e cila ka humbur banesën e saj në këtë ngjarje të rëndë, që dyshohet se ka nisur nga ambientet e jashtme të një supermarketi në katet e poshtme të apartamentit.
Përmes disa postimeve në Instagram, Gloria ka ndarë tronditjen e përjetuar, duke vënë në dukje edhe rrezikun e madh me të cilin janë përballur ekipet e emergjencës.
Në një tjetër postim, Gloria ka sqaruar se ajo dhe familjarët e saj janë mirë dhe nuk kanë pësuar lëndime fizike, megjithëse dëmet materiale në apartament janë të mëdha.
Për këtë arsye, ka bërë të ditur se do të tërhiqet përkohësisht nga aktiviteti në rrjetet sociale.
“Kam parë lajme e komente për zjarrfikës e punonjës policie, por askush s’e di se sa kanë rrezikuar jetën, në çfarëdo kushtesh të këqija pune ishin ata; të gjithë super të sjellshëm e të dhimbshur për të gjithë njerëzit në atë situatë.
Faleminderit shumë i madh për të gjithë me radhë. 7 prej tyre u asfiksuan dhe shkuan në urgjencë, të paktën që unë i pashë, dhe shumë prej tyre iu shkri koka, e cila duron deri në 1200 gradë.
Zjarri ka qenë shumë i fuqishëm dhe kishte ekstremisht shumë tym. Para se të komentoni, thoni faleminderit që rrezikojnë jetën“, shprehet modelja!