TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qytetarët shqiptarë por edhe bizneset kanë paguar në kohë këstet e kredive duke ndikuar në përmirësimin e mëtejshëm të këtij treguesi. Banka e Shqipërisë raporton se niveli i kredive të këqija i cili vijon të jetë i qëndrueshëm ka zbritur në dhjetor të vitit 2024 në nivelin 4.17% nga 4.48% që ishte një muaj më parë. Ky nivel rezulton se është më i ulëti i regjistruar në një dekadë në vendin tonë. Për të stabilizuar inflacionin Banka e Shqipërisë ka rritur disa herë normën bazë të interesit duke e çuar atë në 2.75% .Kjo politikë jep ndikim direkt në shtrenjtimin e kësteve të kredive nga qytetarët. Por mesa duket deri më tani efekti ka qenë i pandjeshëm në përkeqësimin e bilanceve të kredive.
Qëndrueshmëria e nivelit të kredive të këqija është një tregues pozitiv për ekonominë si në aspektin e sistemit bankar por edhe për qytetarët.
Rënia e vazhdueshme e huave me probleme është një tregues se sektori bankar në vend është i shëndetshëm, por gjithashtu reflekton përmirësimin e aftësisë paguese të individëve dhe bizneseve për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj kredive të marra nga institucionet financiare. Ekonomia shqiptare ka përfituar më shumë mbështetje financiare nga bankat në fund të vitit të kaluar. Statistikat tregojnë se në dhjetor huaja e re arriti në 47.8 miliardë lekë duke pësuar një dyfishim nëse e krahasojmë me një muaj më parë.