TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të hënën pasdite në aeroportin e Arizonës, kur dy avionë privatë u përplasën me njëri-tjetrin.
Sipas autoriteteve lokale, një avion i tipit biznesi i mesëm ka goditur një avion tjetër që ishte parkuar në një pronë private, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Përplasja ka ndodhur pas një incidenti me një avion Learjet, pronë e këngëtarit të njohur Vince Neil. I cili, megjithatë, nuk ishte në bord në momentin e aksidentit. Avioni ka pësuar dështim në sistemin e rrotës kryesore të aterimit, duke çuar në përplasjen me një avion tjetër të parkuar.
Për shkak të përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur. Autoritetet e aeroportit dhe të tjera forca të sigurisë po hetojnë mbi shkakun e aksidentit.