TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e homazheve për 21 janarin kujtoi sesi ndodhi ngjarja e rëndë, ku 4 qytetarë u vranë në protestën e opozitës së asaj kohe.
Sipas Ramës, ky është një krim i rëndë shtetëror, që akoma dhe sot nuk po gjen drejtësi, ndërsa theksoi se cdo vit ai vjen me një “gur në zemër që rëndohet më shumë”.
“Vetëm zoti e di se me çfarë guri në zemër unë vij për në këtë godinë kur del dritat e ditës së 21 janarit. Është një gur që bëhet më i madh dhe që me tregon përmes një sëkëlldie të madhe sesa më i madh bëhet çdo 21 janar zhgënjimi juaj të dashur familjarë të 4 dëshmorëve, hidhërimi juaj, pengu juaj për mos ardhjen e drejtësisë, 15 vjet pa drejtësi për 21 janarin janë 15 vjetet për një padrejtësi të madhe, jo vetëm për disa, por mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Ndërsa për ju familjarët e dëshmorëve të 21 janarit 15 vitet e këtij boshllëku janë sa një jetë e tërë e jetuar në ankth, dëshpërim dhe poshtërim”, tha Rama.