AKTUALITET, 3 Janar 2025, 22:15

Historiani Pëllumb Xhufi: Ja si ka qenë emri i parë i Himarës!

Historiani Pëllumb Xhufi: Ja si ka qenë emri i parë i

Prof. Pëllumb Xhufi rrëfen për gazetarin Dritan Hila, në dokumentarin “Kalaja e Himarës dhe historia e jashtëzakonshme e Arbërisë dhe Skënderbeut”, se si quhej Himara dikur.

“Himarjotët sot i thonë Himara Fshat, por në fakt ka qenë dikur qytet. Madje këtë qytet shumë perëndimor, kur vinin në shekujt XV-XVI, e quanin qyteti i Sergit, Sergiopolis. Sepse e identifikonin me shenjtorin e vendit, prandaj e quanin ashtu.

E quanin qytet dhe gjithashtu fakti që dikur Himara ka qenë edhe peshkopatë tregon që kisha e Shën Sergit, që ka qenë edhe kisha katedrale e Himarës, ka qenë vend kryesor.”-shprehet historiani Pëllumb Xhufi