AKTUALITET, 2 Korrik 2024, 12:29

Himara drejt zgjedhjeve të reja? KQZ do të shqyrtojë të enjten vlefshmërinë e mandatit të Belerit

Himara drejt zgjedhjeve të reja? KQZ do të shqyrtojë të

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të zhvillojë të enjten më datë 04 korrik, mbledhjen për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit si kryetar bashkie në Himarë të Fredi Belerit.

Në një njoftim për mediat, KQZ bën me dije se seanca do të zhvillohet në orën 11:00.

Projektvendimi është propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023.

Kujtojmë se Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, kur një agjent policie i ofroi atij vota për para.

Beleri pretendon se çështja kundër tij ishte e stisur dhe e sajuar si rrjedhojë e kërcënimeve që kryeministri Edi Rama dhe kundërshtari i tij politik bëri kundër tij pak ditë para arrestit.

Njoftimi i plotë:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Enjte, datë 04.07.2024, ora 11:00 me këtë rend dite:

Çështje për shqyrtim rishtas:

1. Projektvendim “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

2. Projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Gentjan Fiqiri Muça anëtar në Këshillin e Bashkisë Tiranë, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

3. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Vau-Dejës, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, zj. Sanilje Reshit Salja”.