TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk duhet të deklarojë se çështja e 21 janarit do të trajtohet nga SPAK, pasi ky institucion e ka shpallur veten jo kompetent për këtë rast.
Gjokutaj sqaroi se kallëzimi fillestar është bërë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bazuar në një audio-përgjim të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.
Sipas tij, SPAK e ka refuzuar trajtimin e çështjes për arsye kompetence, pasi kallëzimi lidhej me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, të cilët nuk janë subjekte që përfshihen në juridiksionin e këtij institucioni. Kallëzimi më pas i është dërguar Gjykatës së Tiranës, e cila tashmë kishte vite që e mbante çështjen.
Gjokutaj theksoi se çështja e 21 janarit shfaqet çdo vit për shkak të ndjeshmërisë politike që e rrethon dhe se një kryeministër nuk mund të imponojë drejtësinë duke deklaruar se SPAK do të merret me këtë rast.