AKTUALITET, 27 Janar 2025, 10:44

Hetimi/ Akuzohej se lejoi kultivimin e kanabisit, SPAK pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Libohovës, Leonard Hide

Hetimi/ Akuzohej se lejoi kultivimin e kanabisit, SPAK pushon

Prokuroria e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj kryebashkiakut të Delvinës Leonard Hide.

Hide akuzohej për shpërdorim detyre pasi sipas hetimeve, në vitin 2021 kur Hida mbante detyrën e shefit të Krimeve në komisariatin e Gjirokastrës, nuk kanë ndjekur me hetime për rastet e kultivimit të kanabisit në zonat Panjë, Zhulat të Kolonjës.

Të akuzuar për ngjarjen ishin edhe Besnik Lila ish shefi i komisariatit të Gjirokastrës dhe punonjësit e policisë Leonard Hide, Hajdin Musaraj, Marenglen Dine, Edmond Late dhe Geraldo Nelaj.

Kryetari Bashkisë së Libohovës, Leonard Hida është paraqitur paraditen e kësaj të hënë (27 janar) në SPAK.

Hida dyshohet se në kohën qe ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

“Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative ‘Cepo’ dhe ‘Picar’ krijojnë dyshime të arsyeshme se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie të cilët kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”, thuhej në dosjen hetimore.

Hide ka deklaruar se ai dhe Partia Socialiste nuk ishte në dijeni se po hetohej nga SPAK ndaj edhe kandidoi për të marrë postin e kryebashkiakut të Libohovës.

Parcelat me kanabis për të cilat akuzohet Hide dhe funksionar të tjerë lokal të policisë, u zbuluan gjatë një operacioni të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat dhe Prokurorisë Gjirokastër.

Hide mori mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë Socialiste.