TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një operacion është kryer ditën e sotme në Burgun e Elbasanit, nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve.
Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar tre persona, njëri prej të cilëve punonjës policie, për futjen e drogës në qelitë e të burgosurve.
Po ashtu bëhet e ditur se nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i mirëorganizuar për futjen e lëndëve narkotike në qeli, me qëllim përfitimin financiar.
Ndërkohë materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi:
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB) ka finalizuar një operacion të rëndësishëm kundër veprimtarisë kriminale në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan, pas një hetimi të thelluar disa-mujor të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
Hetimi, i kryer përmes metodave speciale të hetimit, ka zbuluar një mekanizëm të mirëorganizuar bashkëpunimi për futjen e lëndëve narkotike brenda institucionit penitenciar, me qëllim përfitimin financiar.
Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të datës 22 janar 2026, bazuar në vendimin nr. 784, datë 19 dhjetor 2025, autoritetet kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tre personave nën hetim. Të arrestuarit janë:
N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan
E.K., familjare e një të paraburgosuri
G.S., i paraburgosur në IEVP Elbasan
Sipas të dhënave hetimore, personat e përfshirë dyshohet se kanë bashkëpunuar për të futur lëndë narkotike në ambientet e burgut, duke shfrytëzuar pozicionin dhe lidhjet e tyre, në shkelje të rëndë të ligjit dhe rregullave të sigurisë penitenciare.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.