AKTUALITET, 11 Qershor 2026, 10:03

Hetimet/ “Jam sëmurë, po marr serum në QSUT”, detaje të reja nga ngjarja misterioze e zhdukjes së Eglant Koçit

Hetimet/ “Jam sëmurë, po marr serum në QSUT”, detaje

Gazetari Ervin Leka tregoi për emisionin “Dita Jonë” të tjera detaje nga ngjarja misterioze e zhdukjes së Eglant Koçit, ku i dyshuar është miku i tij Armand Shakaj.

Sipas gazetarit ajo që ka ngritur dyshimet e policisë ishte deklarata e parë e Shakajt se Koçi ishte kthyer në kushte të rënduara psiqike nga Dubai, por nga kontakti me familjarët e tij, rezultoi se ai nuk ishte udhëtuar drejt këtij vendi.

Po ashtu gjatë një kontakti të policisë, Koçi pretendoi se s’mund të paraqitej në komisariat, pasi po merrte serum në QSUT, por edhe ky pretendim rezultoi i rremë.

“Policia është e bindur nga provat, se mund të kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale dhe me eliminin e tij fizik. Kohët e fundit marrëdhëniet mes Eglant Koçit dhe Armand Shakajt ishin krisur dhe ka qenë mbrëmja e 4 qershorit, ku Armand Shakaj e ka thirrur mikun e tij për një sqarim. Eglant Koçi është parë të hyjë te biznesi i tij, por nuk është parë të dalë më. Kanë qenë disa alibi të ngritura nga Shakajt që s’e kanë bindur grupin hetimor, pas marrjes në pyetje”, tha gazetari.

“Ka qenë një moment që është marrë në pyetje. Ndërsa kur policia është bindur, pasi Shakaj ka krijuar një alibi duke thënë se me Koçin s’ka pasur kontakte të vazhdueshme dhe pas një udhëtimi në Dubai, ishte kthyer në kushte të rënduara psiqike.

Por kur janë pyetur familjarët, është bërë me dije se Eglant Koçi nuk ka udhëtuar në Dubai dhe këtu ka lindur pika e dyshimit te policia. Kanë kontaktuar me Armand Shakajn dhe ai ka thënë që nuk ndihet mirë dhe s’mund të paraqitet te policia, pasi po merr një serum në QSUT. Por në momentin që policia ka shkuar aty, ai nuk është gjetur, dhe që nga ai moment ka humbur gjurmët”, shton ai.