TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pas shpërthimit në kanalin ujitës të Ibër-Lepencit në Zubin Potok. Zyra për shtyp e presidencës bën me dije se Begaj dënoi ashpër aktet terroriste që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës dhe kërcënojnë sigurinë kombëtare të saj. Ai mbështeti Kosovën për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues.
“Zhvillova një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku dënova ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic, që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës. Mbështes fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist”, njoftoi presidenti Begaj.
Shpërthimi në Ibër-Lepenc nuk shkaktoi viktima. Kanali ujitës furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të Kosovës si dhe Korporatën Energjetike për ftohjen e termoeletranave të saj.