AKTUALITET, 1 Shkurt 2023, 13:56

Heqja e kamerave ‘spiune’, Çuçi: Mesazh krimit të organizuar, nuk ka më hapësira për të vepruar lirisht

Heqja e kamerave ‘spiune’, Çuçi: Mesazh krimit të

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka komentuar aksionin e Policisë së Shtetit për heqjen e kamerave të paligjshme të vendosura në ambiente publike, pallate, shtylla ndriçimi apo ambiente të tjera.

Ministri theksoi se ky është një mesazh për krimin e organizuar, të cilët sipas tij do të goditen pa mëshirë dhe nuk do të guxojnë të veprojë lirisht në vend. Sipas tij, ky aksion, është një mesazh i fortë se policia është në krye të detyrë dhe do të luftojë pa kompromis elementët kriminalë.

“Një tjetër mesazh krimit të organizuar dhe s’ka hapësira më për të krijuar mjedise për të vepruar lirisht.

Ky është një fillim i mbarë i vitit. Sot duhet të flasim për këtë lajm dhe të mirën që ka ky aksion”, tha Çuçi para gazetarëve, pas mbledhjes së qeverisë.

Prej ditësh Policia e Shtetit ka ndërmarrë aksione në të gjithë vendin duke hequr kamera të paligjshme si dhe ka shpallur në kërkim emra të njohur të botës së krimit, të cilët dyshohen se qëndrojnë pas tyre.