TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në seancën paraprake ndaj Ilir Metës dhe katër të tjerëve, ish-presidenti nën akuzë nga SPAK, ka folur për shpenzimet e tij duke këmbëngulur se nuk ka fshehur pasuri.
Meta ka deklaruar se “kam bërë jetë thjeshtë dhe jo jetë luksi, nuk kam pirë verën as 33 mijë euro dhe as kam lëvizur me Çarter”.
Seanca paraprake vazhdon ndërsa më herët para mediave ish-deputetja Monika Kryemadhi u shpreh se sot ka zhvillime.
Njeheresh, Ilir Meta ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” që kishte paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), raporton gazetarja Klodiana Lala.
Kërkesa për ndryshimin e masës ishte depozituar më herët nga ana e Metës, por gjatë seancës së zhvilluar në GJKKO ai ka vendosur të tërhiqet nga kjo kërkesë.
Për rrjedhojë, gjykata nuk do të shqyrtojë më kërkesën për zëvendësim mase sigurie, ndërsa mbetet në fuqi masa e vendosur më parë ndaj ish-presidentit të Republikës.
Ende nuk janë bërë publike arsyet e vendimit të Metës, se pse ka hequr dorë nga kërkesa për zëvendësim të masës.