AKTUALITET, 17 Prill 2024, 18:41

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, në Shqipëri trajtohen 250 pacientë

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt, në Shqipëri trajtohen

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet vetëm tek djemtë ndërsa vajzat janë bartëse të saj. Mungesa e faktorit 8 dhe 9 në organizëm tek këta persona bën që gjaku u tyre të mos mpikset dhe shpesh të bëjnë hemorragji. Veç dhënies së faktorit në rastet e traumave për këto pacientë, prej dy vitesh Shqipëria ka nisur aplikimin e terapisë profilaktike për fëmijët duke ju dhënë atyre mundësinë e një jete normale.

Në kushtet e bashkëjetesës me sëmundjen, personat që vuajnë nga hemofilia janë të trajnuar për t’ia dhënë vetes ndihmën e parë me faktorë që ndërpret hemorragjinë.

Në rastet e lehta hemofilia nuk mund të diagnostikohet por tek ato të avancuarat shenjat shfaqen që në fëmijëri. Në Shqipëri 1 në 5000 bebe lindin me hemofili. Pacientët e prekur nga hemofilia janë të shpërndarë në të gjithë vendin.