TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Helena Kadare, bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ka dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Ajo ka qenë e pranishme në seancën gjyqësore që po zhvillohet për Veliajn, duke theksuar mbështetje për të, dhe iu bashkua turmës së punonjësve të bashkisë dhe të PS-së në mbrojtje të kryebashkiakut të akuzuar për korrupsion.
Njëra nga dy gratë që shoqëronin Helena Kadare është pastruesja e shtëpisë së saj dhe ajo ka shoqëruar zonjën për të cilën punon në mbështetjen publike për Veliajn.
Ditët e fundit, ka pasur shumë njerëz të famshëm, pak prej tyre artistë që meqënëse kanë qenë në listpagesat e bashkisë së Tiranës, kanë shprehur indinjatën e tyre për arrestimin e Erjon Veliajt dhe sigurisht, edhe për ndërprerjen e financimit nga bashkia e Tiranës.
Hera e fundit kur Helena Kadare dhe Erion Veliaj ishin krah për krah ishte 3 korriku 2024, gjatë përcjalljes së shkrimtarit Ismail Kadare në varrezat e Tufinës.