TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pamje të reja tëkapura nga kamerat ambientale në Sarandë tregojnë forcën e shpërthimit që hodhi në erë hotelin "Bizanti" në shëtitoren e qytetit bregdetar. Sipas pamjeve të kapura mëngjesin e djeshëm, shikohet se si tullat dhe copërat e betonit fluturojnë deri 250 metra larg në det, pas aktivizimit të rreth 30 kligramëve tritol të vënë në 5 vende të biznesit tashmë të rrënuar.
Pamjet e kamerave të sigurisë janë prova e vetme e policisë së Sarandës në arsyetimin e urdhër arrestit të firmosur për 36-vjeçarin Sotir Çabiri, të dyshuar si autor i vendosjen së eksplozivit një ditë më parë në hotelin ku babai i tij ishte bashkëpronar.
Ai u kap në filmime duke dalë nga hoteli vetëm 3 minuta para shpërthimit me eksploziv dhe nuk e pranoi akuzën duke u shprehur se ishte në hotel për të marrë një valixhe që kishte harruar pasi do të shkonin familjarisht në Angli, aty ku banon prej vitesh motra e tij së bashku më bashkëshortin e fëmijët.
Sipas hetimeve eksplozivi ishte vendosur me një përpikmëri prej xhenieri në të paktën 5 vende të objektin dhe jo në një, duke arritur kështu ta rrëzojë komplet hotelin dhe nga disa shkëndija të njëpasnjëshme kuptohet se kanë qenë shpërthime seri.
Pavarësisht kalvarit shumëvjeçar të gjyqeve për pronësinë mes Spiro Çabirit, Vangjel Shtukës e grekut Dhimitër Evangjeliu, prona administrohej pikërisht nga Çabiri ndërkohë që në QKB rezulton që 60 % e ortakërisë së hotelit i takon Shtukës dhe 40 % Spiro Çabirit ndërsa administratore ishte bashkëshortja e këtij të fundit, Miranda.
Muajt e fundit rezulton se në tratativa për ta blerë hotelin ishte edhe biznesmeni Edmond Papa, i ekzekutuar në atentat në dhjetor 2022.
Gjykata e Shkallës së Parë njohu pronar të 90 % të pronës Evangjeliun dhe nga 5 % dy të tjerët, shkallët më të larta të gjyqësorit kanë vazhduar më pas ping-pongun duke e rikthyer çështjen për rigjykim të paktën deri në vendimet e bëra publike deri në tetor 2022.