AKTUALITET, 26 Nëntor 2024, 19:13

Hedhja e ujit dhe gazit lotsjellës nga policia, qytetarja humbet ndjenjat!

Hedhja e ujit dhe gazit lotsjellës nga policia, qytetarja humbet ndjenjat!

Një tjetër protestuese ka humbur ndjenjat sot gjatë protestës së opozitë, e cila është shoqëruar me përplasje mes efektivëve të policisë dhe qytetarëve.

Kujtojme se forcat e rendit kane perdorur makinat shihedhese dhe gazin per te shparndare tubuesit e opozites.

Qytetares i ka ardhur në ndihmë deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Sot gjatë protestës policia hodhi ujë dhe gaz lotsjellës në disa nga pikat e tubimit për të shpërndarë turmën me qellim per te liruar qarkullimin e automjeteve.