AKTUALITET, 26 Dhjetor 2024, 12:45

Haradinaj: Cilat janë tre shtetet që kanë dalë garant për lirimin e Thaçit

Haradinaj: Cilat janë tre shtetet që kanë dalë garant

ë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se nuk kanë publikuar, shpërndarë apo shumëzuar dokumentet që kishin arritur në zyrën e organizatës.

Ai u akuzua nga Gjykata Speciale për rrjedhjen e disa dokumenteve nga kjo gjykatë, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK.

Bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatësrëndojnë solli akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator 2020 dhe u lirua më 14 dhjetor 2023.

Haradinaj sqaroi në Euronews Albania të gjithë detajet që nga ardhja e dokumentave dhe dërgimi i tij në Hagë ku u shpreh se veprimi i vetëm i bërë nga krerët e OVL-UÇK ka qenë informimi se një person i panjohur ka lënë paketa me dokumente në hapësirat e organizatës.

“Na ndodhi një diçka që erdhën mbi 4 mijë faqe dokumente në zyrat tona nga ajo gjykatë, duke qenë absurditet dhe shenjë se kjo gjykatë është puro politike, raciste, selektive dhe që bashkëpunon kryesisht dhe drejtëpërdrejt me njerëz të Serbisë. Ne na i sollën ato dokumenta dhe sinjalizuam.

Juridikisht bëmë sinjalizimin dhe është dashur të na përshëndesnin për këtë akt, ndërsa ata për ta mbyllur problemin e vet dhe skandalet që kanë brenda nuk hetuan as kush ishte përgjegjës për ato dokumenta, as kush i nxorri, as kush na i solli ne në zyrë.

Ne na akuzan për ndërhyrje në drejtësi dhe kërcënim të dëshmitarëve. Nuk ka nevojë një dëshmitar që të frikësohet nëse është i pastër por nëse dëshmitari ka frikë është vetëm në rastet kur ka gënjyer dhe këta janë dëshmitarë të rrejshëm. Këta dëshmitarë janë joshur gjatë marrjes në pyetje dhe u është thënë që do jenë të sigurta dëshmitë e tyre por në të vertëtë u zbuluan. Gjykata nuk ishte e interesuar të bënte nje hetim si erdhën dokumentat në zyrat tona por u mundua të mbyllte skandalin me dënimin e dikujt”, tha Haradinaj.

I pyetur nëse i takonte tahçin dhe të ndaluarit e tjerë në hagë ai tha se kishte pasur takime me ta në kohën e ajrimit dhe u shpreh se Thaçi është i bardhë për çfarë akuzohet dhe krenar për atë që ka bërë për Kosovën. Ai tha se janë tre shtete që kanë dalë garant për lirimin e Thaçit por jo Kosova.

“Kam pasur takime me Thaçin dhe të akuzuarit e tjerë dhe mund të them që ka pasur dhe shkelje të të drejtave të burgosurve. Zoti Thaçi ishte optimist dhe konsekuent, krenar për atë që ka bërë dhe do të bëjë për të ardhmen. Dhe jo vetëm zoti Thaçi por dhe Veseli , Selimi dhe zoti Krasniqi. Thaçi është si letër e bardhë dhe kushdo që do mundohet që ta zhysë nuk do ia dalë. 400 herë të merret në pyetje Hashimi, ai e ka letrën e bardhë. Aktakuza shtesë ndaj tij duket se është bërë me pretekst për të mos ta liruar por kur të lirohet do të jetë i bardhë. Shqipëria, Kroacia dhe Turqia kanë dalë garant për lirimin e Hashim Thaçit por për çudi Kosova nuk e ka bërë deri tani vetëm nëse do ta ketë bërë javën e fundit”, tha Haradinaj.