AKTUALITET, 25 Janar 2023, 19:23

Hapet një televizion i ri informativ në Shqipëri

Hapet një televizion i ri informativ në Shqipëri

Tregut mediatik në Shqipëri i është shtuar një televizion i ri informativ. Bëhet fjalë për një nismë të Elvi Fundos, drejtues i portalit CNA.al, i cili ka themeluar televizionin CNA HD. 

Aktualisht televizioni është në prova teknike dhe pritet të nisë transmetimin zyrtarisht së shpejti.

"Për t’i shpëtuar “grisë televizive”, për të qenë sa më afër opinionit publik, përmbysja do të fillojë me zbatimin e një filozofie të re. Informacionet nga vendi, rajoni dhe bota, si ngjarjet e përditshme në politikë, ekonomi, drejtësi, sociale, kulturë, teknologji, vijnë në një këndvështrim ndryshe", thuhet në njoftimin e CNA.