TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Kuvendin e Shqipërisë është lexuar projekt-deklarata e përbashkët, e hartuar nga Igli Hasani dhe Tritan Shehu, për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Hagës për 4 krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në projekt-deklaratë, shprehet mbështetja totale ndaj luftës çlirimtare të Kosovës kundër regjimit të Millosheviçit. Kuvendi i Shqipërisë kundërshton dënimin me 180 vite burg të 4 ish-krerëve të UÇK-së, pretencë e prokurorëve specialë, dhe shpalljen e tyre të pafajshëm.
“Kuvendi duke mbajtur parasysh të vërtetës historike ë luftës së UÇK thekson se kjo ushtri ishte një lëvizje legjitime çlirimtare që luftoi për të drejtat e njeriut. Kuvendi verën me shqetësim se kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë një shtrembërim të rrezikshëm të historisë duke barazuar luftën legjitime të një populli për mbijetesë dhe liri me krimet e regjimit serb që kreu spastrim etnik dhe krimeve të njerëzimit kundër popullit të Kosovës.
Kuvendi i Shqipërisë deklaron mbështetje e plotë dhe të pakushtëzuar për drejtuesit e UCK që ishin dhe mbeten përfaqësues të aspiratave të drejtat e popullit të Kosovës për liri dhe vetëvendosje. Lufta e tyre ishte e drejtë, e mbështetur në parimet universale të të drejtave të njeriut. Kërkesën drejtuar dhomave të specializuara në Hagë, komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare që të deklarojnë pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, përmes një procesi të drejtë dhe të papashëm që respekton dhe nuk cenon dinjitetin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
Kujtimin nga bashkësisë ndërkombëtare se lufta e UCK u zhvillua në kushtet që regjimi i Millosheviçit po kryente spastrim etnik, akte genociadiale ndaj popullatës civile të Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 konfirmoi legjitimitetin e asaj lufte dhe natyrën kriminale të regjimit të Millosheviçit. Solidaritet të plotë me popullin e Kosovës dhe familjet e drejtuesve të UCK duke ritheksuar se kombi shqiptar qëndron i bashkuar në mbrojtjen e të vërtetës historike dhe të dinjitetin ë luftës për liri. Angazhimin për të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm diplomatik dhe politik në forumet ndërkombëtare për të siguruar që e vërteta historike mbi luftën e UCK të mos cenohet dhe drejtësia të ushtrohet në mënyrë të drejtë”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.