AKTUALITET, 24 Mars 2026, 13:18

Habit Berisha: Rama dërgon kriminelë për të shpuar shishet e ujit të Ilir Metës. Duan ta lënë pa ujë në burg! Operacionin e kryen Gys Agasi

Habit Berisha: Rama dërgon kriminelë për të shpuar shishet e

Në konferencën e sotme me gazetarët kreu i PD-së Sali Berisha i bëri një urim për ditëlindje presidentit të PL-së Ilir Meta që ndodhet në burg.

Berisha, pas konsultave kokë më kokë me qytetarin dixhital, deklaroi se Rama dërgon kriminelë në qelinë e Metës për t’i shpuar shishet e uji që ta lënë pa ujë.

Berisha: Dërgoj një përshendetje të përzemërt burgosurve politikë në komisariate dhe uroj nga zemra ditëlindjen ish presidentit Meta që po bën një betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut ndaj narko shtetit.

Dënoj aktet e intimidimit, duke dërguar kriminel duke shpuar shishet e ujit dhe akte të tilla që tregojnë fytyrën e Edi Ramës.

Dhe kur një nga eksponentët e njohur socialistë merret me këtë problem rezulton se operacionin e kryen Gys Agasi. Shikoni ku shkon Edi Rama. Çon kriminelë për të shpuar shishet e ujit për ta lënë pa ujë. As Sigurimi i Shtetit nuk bënte këto.