AKTUALITET, 13 Shkurt 2026, 10:53

"Grup i strukturuar kriminal"/ Atentati ku u vra krahu i djathtë i Shullazit e agjenti i AMP, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencë dhe i kalon dosjen SPAK

"Grup i strukturuar kriminal"/ Atentati ku u vra krahu i djathtë

Atentati i Rinasit me dy viktima, prokuroria e Tiranës ia kalon çështjen për kompetencë SPAK, pas dyshimeve se ngjarja është kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ngjarja ndodhi në muajin nëntor 2025, teksa prokuroria e Tiranës pasi kreu verifikimet, doli në konkluzionin që organ kompetent për ta hetuar është Struktura e Posaçme.

Tek atentati që u regjistrua tek rrethrrotullimi i Rinasit humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani alias Sheqeri.

Atentati u regjistrua në rrethrrotullimin e Rinasit, një zonë me qarkullim të lartë, duke shkaktuar jo vetëm tronditje publike, por edhe shqetësim për nivelin e sigurisë në një nga hyrje-daljet kryesore të kryeqytetit. Nga të shtënat me armë zjarri humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, i njohur me nofkën “Sheqeri”.

Hetimet fillestare u përqendruan në identifikimin e autorëve, lëvizjet e tyre dhe motivet e mundshme të krimit. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se indiciet e mbledhura deri më tani flasin për një organizim paraprak dhe përfshirje të më shumë se një personi, çka ka ngritur dyshime të forta për veprimtari të strukturuar kriminale.