AKTUALITET, 26 Nëntor 2024, 14:03

Gruaja në Fier bie nga kati i 7 i pallatit, dyshohet se po ndente rroba në ballkon

Gruaja në Fier bie nga kati i 7 i pallatit, dyshohet se po ndente rroba

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku një grua ka rënë nga kati 7 i një pallati në lagjen Apollonia. Gruaja ajo ka marrë lëndime të shumta, por me shenja jete.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit, por gruaja rreth 70 vjeç, ka ndërruar jetë.

Dyshohet se gruaja ka qenë duke nderë rroba në ballkon kur ka rënë aksidentalisht.