BALLKAN, 12 Dhjetor 2025, 14:47

Greqia ‘e paralizuar’ nga protesta e fermerëve, bllokojnë portin në Selanik! Mitsotakis ftesë për një takim të hënën

Greqia ‘e paralizuar’ nga protesta e fermerëve, bllokojnë

Fermerët në Greqi vijuan edhe këtë të premte me protestat e tyre me në qendër rreshtimin e sotëm të traktorëve dhe makinerive bujqësore në portin e Selanikut.

Aksioni i sotëm konsiderohej vendimtar, pasi përfaqëson një mesazh përshkallëzimi nga ana e fermerëve, të cilët tashmë numërojnë 108 bllokada në mbarë Greqinë.

Që në orët e para të mëngjesit, fermerë nga Halkidiki, Pieria, Imathia dhe Pella u zhvendosën drejt qytetit të Selanikut, dhe krijuan një bllokadë simbolike të pjesëve të portit.

"Nuk tërhiqemi," theksuan përfaqësuesit e tyre, ndërsa brenda bllokadave sipas mediave greke po forcohet prirja për veprime të mëtejshme brenda 48 orëve të ardhshme.

E gjithë vëmendja tani është drejtuar tek takimi mbarëkombëtar i së shtunës në Larisa, ku përfaqësuesit e blloqeve do të vlerësojnë do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm apo një dialog thelbësor me qeverinë. Në kulmin e protestave të fermerëve të cilat nisën pas vonesave në pagesën e subvencioneve, Kryeministri Kiriakos Mitsotakis i ftoi ata në takim të hënën pasdite. Nuk ka ende një përgjigje nga grupimet e fermerëve.