AKTUALITET, 1 Maj 2024, 16:52

Gomonia me turistë rrezikon të mbytet në Vlorë, iu vjen në ndihmë policia kufitare dhe roja bregdetare

Gomonia me turistë rrezikon të mbytet në Vlorë, iu vjen

Policia kufitare dhe roja bregdetare i kanë ardhur në ndihmë një gomoneje me 11 persona në bord. Gomonia ka qenë duke ardhur për në portin e Vlorës, por një defekt në motor ka bërë që mjeti lundrues të rrezikoj për shkak dhe të detit me dallgë.

Policia kufitare ka bërë të mundur tërheqjen e gomones me 11 pushues në bord dhe duke i sjellë në kalatat e portit te Vlorës.

Asnjë pushues nuk ka pësuar lëndime.