TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot një takim në Strasburg me Presidentin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Mattias Guyomar.
Gjatë takimit u diskutua mbi zbatimin e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, si dhe progresin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Gogu vlerësoi Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut si një nga shtyllat themelore të sistemit europian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke theksuar se forcimi i zbatimit të standardeve të Konventës në nivel kombëtar përbën një element kyç të ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Në takim ishte i pranishëm edhe gjyqtari shqiptar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Darian Pavli, me të cilin u ndanë edhe përvojat mbi procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri.