TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci, i cili ndodhej i shtruar në repartin infektiv të spitalit Rajonal të Durrësit.
I dënuari për 4 vrasje, ka goditur një nga efektivët dhe më pas është larguar nga dhoma e tij, që ndodhej në katin e tretë të spitalit. Ndërkohë policia po heton nëse ka qenë një arratisje e planifikuar dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë plan.
Pasi ka lënë spitalin, ai ka ecur përgjatë itinerarit që të çon drejt varrezave të Durrësit.
Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe, në mënyrë të tillë që të bëjë të mundur kapjen e tij. Po ashtu po vëzhgohen të gjitha kamerat e sigurisë në spital, por dhe përgjatë rrugëve.