AKTUALITET, 15 Shkurt 2025, 16:59

Goditi një makinë teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Goditi një makinë teksa drejtonte mjetin në gjendje të

Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, si dhe përplasi një mjet tjetër.

Nga përplasja, ka vetëm dëme materiale.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D. M., 35 vjeç, pasi në “Don Bosko” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.