AKTUALITET, 14 Prill 2026, 22:39

Goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe, vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund

Goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e

Anëtarë të një bande kriminale shqiptare janë burgosur në Mbretërinë e Bashkuar pasi u akuzuan për vjedhje sendesh me vlerë mbi 1 milion paund.

Sipas mediave britanike, policia ka deklaruar se të dyshuarit “mburreshin” me krimet e tyre dhe shpërndanin imazhe të sendeve të vjedhura, përfshirë ora luksoze dhe çanta firmato, si pjesë e fitimeve të paligjshme.

Të dënuarit janë identifikuar si Endrit Nikolli, 27 vjeç, Kristian Gropcaj, 30 vjeç, George Pepa, 31 vjeç, Krisjian Dedndreaj, 28 vjeç dhe Sidorjan Lleshi, 26 vjeç.

Të gjithë ata kanë pranuar fajësinë për vjedhje me thyerje dhe posedim të pasurisë kriminale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sky News (@skynews)