TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një fëmijë, vetëm 3 vjeç, është marrë nga gjyshërit e tij, me qëllim për ta ndarë nga e ëma.
Kjo e fundit kishte denoncuar zhdukjen e djalit të saj, duke ngritur në këmbë efektivët e Policisë së Durrësit. Sipas saj, fëmijën e kishte dërguar tek gjyshërit nga ana e të atit, i cili kishte ndërruar jetë prej më shumë se një viti për shkak se ishte përfshirë në një aksident rrugor. Por gjyshërit kishin një tjetër plan.
Rexhep dhe Ile Gjuni dyshohet se e kishin marrë fëmijën, si zakonisht, por nuk e kanë kthyer tek e ëma. Pasi është marrë në pyetje nga Policia, të moshuarit pretenduan se djalin e kishin lënë tek të afërmit e tyre në Kukës, por i mituri nuk është gjetur në qytetin verior.
Nëna ka kryer denoncimin, pasi ish-vjehrri nuk i përgjigjej, por në polici deklaroi se nuk kishin konflikte dhe djalin e merrnin rregullisht sa herë kërkon që ta takonin, ndaj nuk gjen dot shkakun e rrëmbimit të të birit.
“Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mirë. Kërkoj nga Policia që të më gjejë djalin. Nuk e di pse ka ndodhur e gjithë kjo pasi unë nuk e kam penguar kurrë fëmijën që të shkonte dhe të takonte gjyshërit e tij,” ka deklaruar nëna e të miturit.
Ka dyshime se fëmija mund të jetë marrë dhe larguar jashtë shtetit, por nuk dihet se nga cila pikë kufitare ka dalë. Policia është ngritur në këmbë dhe po kërkohet i mituri.