AKTUALITET, 7 Maj 2024, 13:33

Gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, ekspertët: Konflikti filloi nga pozicioni ku ndodhej Pjerin Xhuvani

Gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, ekspertët: Konflikti filloi nga pozicioni

Ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit ndaj Arbër Paplekajt, ish-efektivit të RENEA-s i cili është dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Ekspertët kanë arritur në konkluzionet e riekspertimit të vendit të krimit dhe kanë interpretuar mekanizmin e ngjarjes përmes kamerave të sigurisë.

Nga konkluzionet e ekspertizës ka rezultuar se viktima Pjerin Xhuvani ka shkuar në vendngjarje i shoqëruar nga disa persona dhe se dy grupimet janë shtyrë me njëri-tjetrin, ndërsa aty ndodhej edhe policia.

Gjithashtu ka rezultuar se konflikti i armatosur ka filluar nga pozicioni ku ndodhej viktima dhe se reagimi i të pandehurit, Arbër Paplekaj që tërhiqet pasi besohet se ka identifikuar persona të armatosur.