TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për në 29 prill shqyrtimin e një ankimi të kryetari të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, mbi shfuqizimin e një vendim të Shkallës së Parë për pezullim të afateve të paraburgimit.
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës, avokati i tij mbrojtës Plarent Ndreca tha se vendimi për ta shtyre ishte i drejtë, pasi kishte një parregullsi.
“Sot ishte njoftuar klienti, por u shty për shkak të një parregullsie që ishte tek siglimi nga ana e drejtuesit të institucionit të paraburgimit. Mund të them që ishte një parregullsi nga mënyra si ishte firmosur dhe për mos tu bërë shkak që cenohet vendimi gjykata me të drejtë vendosi ta shtyjë për 4 ditë.
Ajo që është më themelorë është ndryshimi i kësaj praktike që dëmton jo vetëm Veliajn, por të gjithë të paraburgosurit, të cilët nuk kanë arsye pse ti pezullohet paraburgimi përsa kohë që avokati i tyre apo ata personalisht vetë nuk kanë shkaqe të paligjshme për shtyrje të seancave”, tha Ndreca.